Trepça ka vazhduar me rezultate pozitive në Superligën e Kosovës në basketboll, për ta mposhtur Boran.
Skuadra mitrovicase fitoi me rezultat 84-76 (22:20, 25:15, 21:21, 16:20).
Ndeshja ishte mjaft e baraspeshuar, ku dallimi pas çerekut të parë ishte vetëm dy pikë (22-20). Pas kësaj, mitrovicasit në “Minatori” e rritën distancën në 10 pikë për ta mbyllur çerekun e dytë me rezultat 25:15.
Çereku i tretë ishte prapë i barabartë, për të përfunduar me rezultat 21:21. Kurse, në çerekun vendimtar Bora arriti ta fitojë me katër pikë dallim por që e pamjaftueshme për ta fituar ndeshjen (16:20).
Drilon Hajrizi ishte ylli i Trepçës me 20 pikë, ndihmuar nga Payne me 12 sosh. Ndërkohë, te Bora nuk mjaftoi paraqitja e shkëlqyer e Tyler Cheese me 24 pikë.
Trepça kësisoj regjistron fitoren e nëntë ndërsa ka edhe tre humbe derisa Bora ka pesë fitore dhe shtatë humbje./Telegrafi/