KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Çfarë është më ekonomike gjatë verës në veturë – të hapen xhamat apo të ndizet klima?

Çfarë është më ekonomike gjatë verës në veturë – të hapen xhamat apo të ndizet klima?

Kjo është një pyetje që shumë shoferë e kanë menduar, ndërsa kufiri “magjik” është shpejtësia prej 72 km/h.

Nën këtë shpejtësi, ka kuptim që gjatë vozitjes të hapen xhamat për ta freskuar veturën. Mbi këtë shpejtësi, ndikimi i rezistencës së ajrit nga xhamat e hapur fillon ta ndryshojë situatën në favor të përdorimit të klimës, pasi në atë rast konsumimi i karburantit nga klima është më i ulët.

Ky këshillim bazohet në rezultatet e një studimi të Shoqatës së Inxhinierëve Automobilistikë (SAE), i cili ka krahasuar ndikimin e xhamave të hapur me përdorimin e kondicionerit në automjete.

Megjithatë, studimi nuk ka mundur të përfshijë të gjitha ndryshimet e mundshme, si për shembull: sa xhama janë të hapur, aerodinamikën e modeleve të ndryshme të makinave, sa gjatë përdoret klima (pasi disa shoferë mund ta përdorin vetëm për ftohje të shkurtër) dhe mundësinë e përdorimit të ventilatorit pa ndezur kondicionerin.

Megjithatë, 72 km/h mbetet pika e kthesës. Nëse përdorni klimën, konsumi i karburantit mund të rritet deri në 10 për qind, por hapja e xhamave në shpejtësi më të larta mund të rrisë konsumin deri në 20 për qind për shkak të rezistencës së ajrit.

Gjithashtu, duhet marrë parasysh edhe ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit gjatë vozitjes në qytet. Në këto raste, ndoshta zgjedhja më e mirë është shmangia e hapjes së xhamave.

Megjithatë, në temperatura të larta kjo mund të jetë shumë e pakëndshme. Si zgjidhje, mund të ndizet klima, por të mbyllen hyrjet e ajrit të jashtëm, në mënyrë që sistemi të riciklojë ajrin brenda kabinës dhe të mos marrë ajër nga jashtë.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme në trafikun urban, sepse kur jeni në kolonë, nëse xhamat janë hapur, në kabinë mund të hyjnë të gjitha gazrat dhe ndotësit që dalin nga automjetet përpara jush. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.