Katerina Zajkovska është zyrtarisht anëtare e re e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, pasi dha deklaratë solemne para kryeparlamentarit Afrim Gashi, një javë pas zgjedhjes së saj në Kuvend.
Ajo u votua më 11 qershor me shumicë të thjeshtë, me 56 vota “pro” dhe një “kundër”, ndërsa kandidatura e saj ishte renditur e para nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime me 90.67 pikë.
Zajkovska, e diplomuar në ekonomi me master në kontabilitet, financë dhe revizion, u përzgjodh nga pesë kandidatë që aplikuan për këtë pozitë.
Ajo zëvendëson Cveta Ristovskën, e cila dha dorëheqje në shkurt mes polemikave publike dhe hetimeve të KSHPK-së për konflikt interesi dhe mosdeklarim pasurie.
