KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Sulmohet Moska, Zelensky: Nëse Ukraina digjet, do digjen edhe ata

Sulmohet Moska, Zelensky: Nëse Ukraina digjet, do digjen edhe ata

“Nëse Putini nuk dëshiron ta përfundojë këtë luftë dhe dëshiron ta vazhdojë atë, ne nuk do të rrimë të qetë, do të përgjigjemi”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në komentet e tij mbi sulmin e Ukrainës në rafinerinë e naftës në Moskë.

“Nëse Ukraina digjet, do të digjet edhe Moska”, tha Zelensky.

Presidenti i Ukrainës deklaroi se sulmi me dron i Kievit në rafinerinë e naftës në Moskë është përgjigjja e Kievit ndaj sulmit të Rusisë kundër Lavrës Kiev-Pechersk, një nga simbolet më të rëndësishme historike dhe fetare të Ukrainës.

“Ne ishim në Lavra dhe thashë se do të përgatisim një përgjigje dhe ju do ta shihni. Mendoj se po e shihni tani”, tha Zelensky, duke këmbëngulur se e tëra që dëshiron Kievi është t’i japë fund luftës së Rusisë.

“Ne nuk e duam këtë luftë dhe nuk e kemi dashur kurrë. Të gjithë e dinë këtë, dhe partnerët tanë e dinë gjithashtu”, shpjegoi ai.

Zelensky theksoi gjithashtu se mbrojtja ajrore e Moskës – më e forta dhe më e përpunuara në vend – nuk mundi të interceptonte sulmin me dron të Ukrainës, të cilin ai e quajti “plotësisht të justifikuar”.

“Siç mund ta shihni të gjithë, pavarësisht tre unazave të mbrojtjes ajrore që Moska ka në vend, ne kemi thënë se do t’i synojmë ata”, tha ai.

Rafineria e naftës në Moskë është një nga më të mëdhatë në Rusi, duke furnizuar rreth 40% të tregut të karburantit në Moskë dhe pjesën më të madhe të benzinës së rajonit.

Gjithashtu, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, ajo furnizon karburant aviacioni për të katër aeroportet kryesore të Moskës dhe ka një kapacitet përpunimi prej më shumë se 12 milionë ton naftë bruto në vit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.