Xheneta Fetahu ka qenë e ftuar së fundmi në “Top Arena” në Procesi Sportiv.
Ajo ka folur hapur dhe pa filtra për jetën private, karrierën e madje është ngacmuar edhe për disa personazhe.
E pyetur se kë e konsideron banoren më false në Big Brother, modelja nga Kosova nuk hezitoi të përgjigjet.
Foto: Instagram
“Banorja më false në Big Brother sipas mendimit tënd?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga Mateo Borri.
“Loredana Brati”, u përgjigj shkurt Fetahu.
E njëjta siç shihet ka një hatërmbetje të madhe me të për shkak të një raporti me Gjestin.
Loredana ishte akuzuar për një lidhje me fituesin e Big Brother 4, ndonëse e kishte mikeshë të ngushtë Xhenetën. /Telegrafi/
