KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Plagosja e Fabion Kuçit, dalin pamjet e reja

Plagosja e Fabion Kuçit, dalin pamjet e reja

Janë publikuar pamjet e momentit të plagosjes me armë të Fabion Kuçi, i njohur në TikTok si ‘Gucci’, ndodhur pak ditë më parë në një lokal në Durrës.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Top Channel, Kuçi ka qenë në një lokal kur autori është futur dhe i ka drejtuar armën. I kapur në panik ai ka tentuar të fshihet pas shokut të tij që ndodhej pranë, por autori vijon t’i afrohet.

Më pas ai ka vrapuar duke u futur nga pjesa e banakut të lokalit.

Nga të shtënat ai ka mbetur i plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim tre persona.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.