Mette-Marit i është nënshtruar me sukses një transplanti të mushkërive në spitalin Rikshospitalet në Oslo, ka njoftuar familja mbretërore norvegjeze.
Princesha 52-vjeçare ishte diagnostikuar në vitin 2018 me fibrozë pulmonare, një sëmundje progresive që dëmton indin e mushkërive dhe shkakton vështirësi serioze në frymëmarrje, për të cilën nuk ka shërim.
Sëmundja e saj ishte përkeqësuar kohët e fundit, duke e bërë transplantin të domosdoshëm.
Mette-Marit
Sipas mjekëve, operacioni ka shkuar mirë dhe ajo do të qëndrojë disa javë në spital për rikuperim, monitorim të gjendjes dhe përshtatje të terapisë pas transplantit.
Familja mbretërore theksoi se kjo është procedurë normale për pacientët në këtë fazë të trajtimit.
Ndërkohë, princi Haakon Magnus ka përshtatur angazhimet e tij zyrtare për të qenë pranë saj gjatë periudhës së shërimit, ndërsa njoftime të reja për gjendjen e saj shëndetësore priten pas daljes nga spitali.
Në të njëjtën kohë, familja mbretërore është përballur edhe me presion publik për shkak të çështjeve që lidhen me djalin e saj, Marius Borg Hoiby, i cili është dënuar me burg për akuza të ndryshme, si dhe polemikave të mëparshme rreth kontakteve të princeshës me Jeffrey Epstein.
Ajo ka deklaruar më herët se është ndjerë e mashtruar dhe e pasigurt gjatë atyre takimeve, duke kërkuar falje për situatat e krijuara për familjen mbretërore. /Telegrafi/
