KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Të premten dhe të shtunën takime mes partnerëve të koalicionit, do të diskutohet për rikonstruimin e Qeverisë

Të premten dhe të shtunën takime mes partnerëve të koalicionit, do të diskutohet për rikonstruimin e Qeverisë

Kryeministri Hristijan Mickoski informoi se takimet me partnerët e koalicionit VLEN dhe ZNAM janë planifikuar të mbahen të premten dhe të shtunën për të diskutuar ristrukturimin e paralajmëruar të qeverisë.

Siç deklaroi Mickoski sot, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, bashkëpunimi midis OBRM-PDUKM-së dhe VLEN-it vazhdon si më parë.

“Takimet me partnerët e koalicionit nga VLEN dhe ZNAM janë planifikuar për të premten dhe të shtunën. Ndryshe, tani nuk po përballemi me zgjedhje, tani jemi në gjysmën e dytë të mandatit, kemi bashkëpunim jashtëzakonisht të drejtë dhe miqësor me VLEN-in. Pres të vazhdojmë në atë drejtim. Pas realizimit të bashkëpunimit tonë, pas zgjedhjeve në vitin 2024, pasuan zgjedhjet lokale ku fituan bindshëm në 10 komuna, kështu që nuk shoh asnjë pengesë në këtë moment që bashkëpunimi ynë të mos vazhdojë”, theksoi Mickoski.

Ndryshe, dje VLEN mbajti Kuvendin themelues me çka zyrtarizoi bashkimin e koalicionit në një parti të vetme./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.