KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tragjedi në rrugën Carralevë-Komoran, i mituri humb jetën në aksident

Tragjedi në rrugën Carralevë-Komoran, i mituri humb jetën në aksident

Një i mitur ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në rrugën Carralevë-Komoran.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se aksidenti është raportuar rreth orës 09:00.

“Sot rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Carralevë-Komoran ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një automjet”, deklaroi Ahmeti.

Sipas saj, si pasojë e lëndimeve të marra, drejtuesi i automjetit nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

“Si pasojë e aksidentit, ngasësi i automjetit nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Vdekja e viktimës, mashkull i mitur, është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK”, tha Ahmeti.

Ndërkohë, njësiti rajonal i trafikut po merret me hetimin e rrethanave që çuan deri te ky aksident tragjik. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.