Një shpërthim i një bombe në një lagje në Prizren ka tronditur qytetin.
Cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të panjohur hodhën një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së tij.
Rastin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, i cili tha se nuk dihen motivet e rastit dhe se s’është zbuluar ende autori.
“Ende nuk është zbuluar kryesi i veprës dhe ende nuk dihen motivet. Jemi duke punuar në grumbullimin e provave dhe identifikm të kryesit/esve të veprës”, deklaroi Kryeziu.
