KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti: Integrimi ekonomik është bërë çështje sigurie

Kurti: Integrimi ekonomik është bërë çështje sigurie

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se lufta hibride e Rusisë po intensifikohet në Evropë, duke e bërë integrimin ekonomik çështje të sigurisë.

Gjatë samitit për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, në Tiranë, Kurti ka thënë se ndërvarësia ekonomike, e cila ishte menduar t’i shërbente paqes, në duart e autokracive është shndërruar në mjet ndikimi me kushte politike.

“Pothuajse pesë vjet pas luftës në shkallë të plotë të Rusisë kundër Ukrainës, lufta e saj hibride po intensifikohet në të gjithë Evropën. Kjo e ka bërë integrimin ekonomik një çështje sigurie. Ndërvarësia duhej t’i shërbente paqes, por në duart e autokracive ajo është bërë një levë me kushte të fshehta politike”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar se bashkëpunimi është i sigurt vetëm mes partnerëve që ndajnë vlera të përbashkëta.

“Sot është e sigurt vetëm mes partnerëve që ndajnë të njëjtat vlera. Me Kosovën, ky është padyshim rasti”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti ka shtuar se demokracia është burimi i fuqisë së tyre./RTK

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.