IPKO prezanton pakon e re fleksibile “Diaspora”: Më afër vendlindjes, sipas nevojës tuaj!
Kompania lidere e telekomunikimit në Kosovë, IPKO, ka lansuar një pako të re dhe tejet fleksibile për Diasporën, lidhur me shërbimet televizive dhe të internetit, duke u ofruar bashkatdhetarëve më shumë liri dhe kontroll mbi shërbimet që përdorin gjatë vitit.
Për t’iu përshtatur nevojave dhe dinamikës së vizitave në vendlindje, IPKO sjell abonimin 3-mujor për vetëm 99€, duke u ofruar përdoruesve fleksibilitet dhe kontroll të plotë mbi shërbimet e tyre televizive dhe të internetit.
Aktivizimin e pakos mund ta bëni në cilëndo pikë shitjeje të IPKO-s. Muaji i parë i shërbimit nis menjëherë, ndërsa dy muajt e mbetur mund të shfrytëzohen sipas dëshirës dhe nevojës suaj brenda 12 muajve. Aktivizimi për muaj bëhet direkt nga telefoni juaj duke thirrur kodin *999#.
Pako vazhdon të ofrohet edhe në variantin standard mujor për 35€.
Çfarë përfshin pako “Diaspora”?
- Sport dhe Argëtim: Kanalet më të mira sportive, ndërkombëtare dhe lokale në gjuhën shqipe.
- Kinema në shtëpi: Filma, seriale, dokumentarë dhe muzikë pa limit.
- Internet pa ndërprerje: Lidhje stabile dhe e besueshme me shpejtësi maksimale.
- Teknologji Moderne: Catch Up TV (kthim i programeve deri në 72 orë) dhe qasje e plotë në video-bibliotekën VOD.
Për kontroll të bilancit: Thirr kodin *999*1#
Me IPKO, jeni gjithmonë pranë shtëpisë dhe njerëzve tuaj më të dashur.
