KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Diagnoza e saktë, receta e gabuar”, Amnesty International kritikon vendimin e Britanisë për ndalimin e rrjeteve sociale

“Diagnoza e saktë, receta e gabuar”, Amnesty International kritikon vendimin e Britanisë për ndalimin e rrjeteve sociale

Duke iu përgjigjur vendimit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për t’u ndaluar fëmijëve dhe të rinjve nën 16 vjeç qasjen në rrjete sociale, Kerry Moscogiuri, Drejtore Ekzekutive e Amnesty International UK, tha: “Ky është një rast i diagnozës së saktë, por i recetës së gabuar”.

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka të drejtë të pranojë se shumë fëmijë përballen me dëmtime serioze në internet. Shumë kompani të rrjeteve sociale kanë ndërtuar produkte dhe modele biznesi që i japin përparësi mbajtjes së fëmijëve të angazhuar për një kohë më të gjatë, shpesh në kurriz të mirëqenies, privatësisë dhe të drejtave të tyre”, deklaroi Moscogiuri.

“Por problemi nuk është se fëmijët ekzistojnë në rrjete sociale; është se kompanitë kanë ndërtuar platforma që janë të pasigurta që nga vetë dizajni. Ndalimi i fëmijëve nën 16 vjeç rrezikon trajtimin e fëmijëve si problem në vend që të adresojë kompanitë dhe sistemet që krijojnë rreziqet që në fillim”, shtoi ajo.

“Të rinjtë meritojnë të jenë të sigurt në internet, por ata kanë edhe të drejta. Rrjetet sociale mund t’i ekspozojnë fëmijët ndaj dëmeve, por janë gjithashtu vendi ku shumë të rinj mësojnë, lidhen me miqtë, gjejnë mbështetje, organizohen rreth çështjeve që u interesojnë dhe bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet”, vazhdoi Kerry.

“Nuk mund ta zgjidhësh një problem dizajni me një ndalim aksesi. Nëse diagnoza është se platformat e rrjeteve sociale po dëmtojnë fëmijët, zgjidhja duhet të jetë rregullimi i platformave, jo përjashtimi i fëmijëve”, sipas Amnesty International UK.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, njoftoi një ndalim të plotë të rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç më 15 qershor 2026.

Platformat si Snapchat, TikTok, YouTube, Instagram, Facebook dhe X përfshihen në ndalim.

Ndalimi pritet të hyjë në fuqi në vitin 2027. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.