KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra dhe projekti “Gjakova III”

300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra dhe projekti “Gjakova III”

Ministria e Ekonomisë ka ndarë 300 mijë euro për realizimin e dy projekteve që synojnë përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e disa fshatrave të Komunës së Gjakovës, si dhe për projektin “Gjakova III”.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës mori pjesë edhe Kryeshefi Ekzekutiv i K.R.U. “Gjakova”, Hasan Krasniqi, ndërsa investimi do të përfshijë zgjerimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës së ujësjellësit në zonat ku nevoja për ndërhyrje është më e madhe.

Sipas njoftimit, nga ky investim do të përfitojnë banorët e fshatrave Lugbunar, Osek-Hylë, Skivjan, Dol, Lipovec dhe Gërçinë, si dhe do të mbështetet realizimi i projektit “Gjakova III”.

“Përmes dy projekteve do të mundësohet zgjerimi dhe rehabilitimi i infrastrukturës së ujësjellësit në zonat ku nevoja është më e madhe. Ky investim do të sigurojë furnizim më të qëndrueshëm me ujë të pijshëm, ulje të humbjeve në rrjet dhe shërbime më cilësore për qytetarët”, thuhet në njoftim.

Kryeshefi Ekzekutiv i K.R.U. “Gjakova”, Hasan Krasniqi, e ka mirëpritur mbështetjen financiare të Ministrisë së Ekonomisë, duke theksuar rëndësinë e investimeve në sektorin e ujësjellësit.

“Kompania që unë udhëheq do të vazhdojë të realizojë projekte që ofrojnë zgjidhje konkrete për qytetarët, veçanërisht në sektorin e furnizimit me ujë, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve dhe cilësisë së jetës së banorëve”, ka deklaruar Krasniqi.

Ky investim pritet të ndikojë në rritjen e cilësisë së shërbimeve të ujësjellësit dhe në sigurimin e një furnizimi më të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për banorët e zonave përfituese. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.