KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Pas operacionit urgjent dhe arrestit kardiak, Bonnie Tyler zgjohet nga koma

Pas operacionit urgjent dhe arrestit kardiak, Bonnie Tyler zgjohet nga koma

Këngëtarja e njohur britanike, Bonnie Tyler, është zgjuar nga koma, por vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, sipas përfaqësuesit të saj.

Artistja 75-vjeçare po trajtohet në një spital në Faro të Portugalisë, pasi pësoi arrest kardiak pas një operacioni urgjent për heqjen e apendiksit.

Mjekët e vendosën në koma të induktuar për të ndihmuar procesin e rikuperimit.

Bonnie Tyler

Sipas ekipit të saj, gjendja e Tyler po përmirësohet gradualisht, megjithëse shërimi po ecën ngadalë.

Mjekët mbeten optimistë se ajo do të rikuperohet plotësisht.

Problemet shëndetësore nisën me dhimbje barku, fillimisht gjatë qëndrimit të saj në Londër.

Më pas, gjatë një udhëtimi në rajonin Algarve të Portugalisë, gjendja u përkeqësua dhe u zbulua se apendiksi i kishte plasur, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale.

Për shkak të gjendjes së saj, të gjitha koncertet dhe angazhimet e Bonnie janë anuluar deri në fund të muajit gusht.

Menaxhmenti i këngëtares ka falënderuar fansat nga e gjithë bota për mbështetjen dhe mesazhet e shumta të solidaritetit gjatë kësaj periudhe të vështirë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.