Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mund të vendosë të publikojë përpara ditës së premte marrëveshjen paraprake që synon t’i japë fund konfliktit me Iranin.
Lajmi është konfirmuar nga zëvendësi i tij, JD Vance, i cili tha se dokumenti është një memorandum mirëkuptimi prej rreth një faqe e gjysmë.
Deklaratat vijnë pasi Trump njoftoi se marrëveshja është tashmë e nënshkruar.
Gjatë një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron në kuadër të samitit të G7 në Francë, ai u shpreh: “Jam shumë i lumtur të them se është nënshkruar, marrëveshja është plotësisht e nënshkruar”.
Sipas zyrtarëve të lartë amerikanë, dokumenti është firmosur në mënyrë elektronike nga Trump, JD Vance dhe kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf.
Zyrtarët amerikanë kanë zbuluar gjithashtu disa detaje të marrëveshjes, duke bërë të ditur se Ngushtica e Hormuzit pritet të rihapet të premten, në të njëjtën ditë kur marrëveshja do të nënshkruhet zyrtarisht në Gjenevë. /Telegrafi/
