KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ligji për përfaqësimin e drejtë kalon leximin e parë në Kuvendin e Maqedonisë

Ligji për përfaqësimin e drejtë kalon leximin e parë në Kuvendin e Maqedonisë

Pasditen e sotme në seancë plenare të Kuvendit, Propozim-ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ka kaluar leximin e parë.

Deputetët e VLEN-it thanë se ky është një ligj i rëndësishëm, bazuar në regjistrimin e popullsisë, trajtimin e barabartë të të gjithë qytetarëve dhe konform cilësive të tyre.

“Ligji garanton mundësi të barabarta për komunitetet më të vogla që të kenë të gjitha të drejtat në të gjitha nivelet. Ligji garanton të drejtat e qytetarëve”, thanë deputetët e VLEN-it, duke u bërë thirrje deputetëve të lënë mënjanë kalkulimet dhe ta mbështesin këtë propozim- ligj.

Halil Snopçe nga Fronti Evropian kritikoi se propozim-ligji nuk është i mirë dhe se është vetëm një zgjidhje formale.
“Kemi një propozim-ligj pro-forma, por i njëjti nuk i plotëson standardet dhe nuk ka mekanizma, nuk ka kornizë kohore për këtë ligj. Partneri juaj OBRM-PDUKM i përgjigjet me një propozim-ligj formal, me të cilin pro-forma mbahet status quo”, u shpreh Snopçe.

Skender Rexhepi e quajti propozim-ligjin skandaloz dhe të papërdorshëm.

“Që një propozim-ligj të jetë i suksesshëm duhet të ketë mekanizma që garantojnë suksesin. Mekanizmi i parë është që përfaqësimi i drejtë të ketë kuota etnike. Në mungesë të kuotave etnike, kjo do të thotë se ky propozim-ligj hidhet në kosh. Nëse gjatë punësimit nuk ka kuota që u garantojnë komuniteteve, atëherë ai propozim-ligj është i papërdorshëm”, theksoi Rexhepi.

Po sot, edhe Komisioni parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive mbajti debat publik mbi Propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, në lexim të parë i cili sillet në procedurë të rregullt.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.