Ka nisur finalja e edicionit të tretë të Ferma VIP 3 nën moderimin e Arbana Osmanit.
Tashmë këtij sezoni po i vjen fundi dhe sonte shpallet fituesi që do të rrëmbejë çmimin e madh, gjersa pritet të ketë përplot surpriza.
Në garë janë pesë finalistë: Mimoza Ahmeti, Ilir Shaqiri, DJ Bujaka, Elvis Pupa dhe Soni Malaj.
Foto: YouTube
Secili nga këta konkurrentë kanë shfaqur karakterin e tyre, të ashpër në sfida e shumë ‘luftues’ ndaj njëri-tjetrit.
Megjithatë, mbetet për të parë në fund se kush nga ta do të dalë triumfues.
Poetja Mimoza ka qenë një nga personazhet më të dashur e më të pëlqyer të këtij edicioni.
Në vitin e kaluar fitues u shpall Big Basta, gjersa në edicionin e parë Dionis Biba. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com
