KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kabashi-Ramaj: PDK s’ka vija të kuqe, por s’kemi asgjë të përbashkët me LVV-në

Kabashi-Ramaj: PDK s’ka vija të kuqe, por s’kemi asgjë të përbashkët me LVV-në

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besa Kabashi-Ramaja, ka deklaruar se partia e saj mbetet e përkushtuar ndaj institucioneve të Kosovës dhe e hapur për diskutime me partitë shqiptare pas zgjedhjeve, por ka theksuar se aktualisht ekzistojnë dallime me Lëvizjen Vetëvendosje.

Duke folur për mundësinë e bashkëpunimeve politike në periudhën paszgjedhore, Kabashi-Ramaja tha se PDK-ja nuk ka pasur asnjëherë vija të kuqe ndaj partive shqiptare dhe se është e gatshme të diskutojë.

“PDK-ja gjithmonë do të jetë institucionaliste, do t’i respektoj institucionet e Kosovës. Është e hapur për diskutime, vija të kuqe me parti shqiptare nuk kemi pas. Mirëpo, fatkeqësisht nuk kemi, siç po e shohim, asgjë të përbashkët me formën si funksionin VV-ja, as me qëndrimet e tyre, qoftë karshi institucioneve, qoftë karshi histori”, ka thënë Kabashi-Ramaj.

Sipas rezultateve të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në procesimin e 2,638 nga 2,857 vendvotime, Lëvizja Vetëvendosje prin me 342,890 vota apo 45.43 për qind, që aktualisht përkthehen në 51 ulëse në Kuvend. Pas saj renditet PDK-ja me 152,042 vota apo 20.14 për qind dhe 23 ulëse, ndërsa LDK-ja ka siguruar 129,376 vota apo 17.14 për qind, që i japin 19 ulëse. AAK-ja ka marrë 52,269 vota apo 6.92 për qind, duke siguruar shtatë ulëse./Tv Dukagjini/

– YouTube youtu.be

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.