KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hysri Selimi u dënua me 6 vite për spiunazh, Prokuroria Speciale mirëpret vendimin

Hysri Selimi u dënua me 6 vite për spiunazh, Prokuroria Speciale mirëpret vendimin

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mirëpretur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj Hysri Selimit i akuzuar për veprën penale të spiunazhit.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm në zbatimin e sundimit të ligjit dhe në mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në ndjekjen e rasteve që cenojnë rendin kushtetues dhe interesat e Republikës së Kosovës, duke vepruar në përputhje me ligjin dhe standardet më të larta profesionale”, thuhet në postim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.