KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Diallo në histori të Bregut të Fildishtë: Për këtë jemi në Botërorë

Diallo në histori të Bregut të Fildishtë: Për këtë jemi në Botërorë

Amad Diallo ishte heroi i Bregut të Fildishtë në fitoren 1-0 ndaj Ekuadorit, duke i siguruar skuadrës afrikane tri pikët në ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026.

Sulmuesi i talentuar hyri në lojë nga stoli dhe shënoi golin vendimtar në minutën e 90-të, duke u bërë njëkohësisht lojtari më i ri në historinë e Bregut të Fildishtë që gjen rrugën e rrjetës në një Kampionat Botëror.

Pas ndeshjes, Diallo nuk e fshehu krenarinë për arritjen e tij dhe për suksesin e skuadrës.

“Absolutisht. Kemi ardhur këtu për të bërë histori. Jemi shumë të lumtur për këtë fitore dhe tani duhet të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë. Na kanë mbetur edhe dy ndeshje dhe duam t’i fitojmë”, deklaroi Amad për DAZN.

Goli i tij nuk kishte vlerë vetëm për rezultatin e ndeshjes. Falë triumfit ndaj Ekuadorit, Bregu i Fildishtë regjistroi fitoren e parë në Kupën e Botës që nga viti 2014.

Po ashtu, skuadra afrikane i dha fund edhe ecurisë mbresëlënëse të Ekuadorit prej 22 ndeshjesh pa humbje, duke konfirmuar ambiciet e saj për të qenë një nga surprizat e këtij Botërori.

Me vetëm një gol, Amad Diallo jo vetëm që siguroi tri pikë të arta për kombëtaren e tij, por edhe hyri në librat e historisë së futbollit të Bregut të Fildishtë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.