Chelsea ka marrë një lajm të keq para ndeshjes së së shtunës ndaj Leeds Unitedit në Premier League, pasi mesfushori Moises Caicedo ka konfirmuar se po përballet me një shqetësim fizik.
Futbollisti ekuadorian ka folur për gjendjen e tij pas ndeshjes me përfaqësuesen, duke bërë të ditur se nuk është ndier mirë dhe ka kërkuar të largohet nga loja për të mos rrezikuar më shumë, shkruan Indeksonline
“Nuk po ndihesha mirë, ndaj kërkova të zëvendësohesha, sepse e di që kam edhe një angazhim me klubin tim. Do të përpiqem të kthehem sa më shpejt dhe të rikuperohem”, ka deklaruar Caicedo.
Kështu, mesfushori pritet të jetë mungesë e rëndësishme për Chelsean në përballjen ndaj Leeds Unitedit, të planifikuar për të shtunën./Indeksonline/
🏥 🇪🇨 Moises Caicedo confirms an injury in the mixed zone: “I didn't feel very well, so I asked to come off instead, because I know I have another commitment with my club. So, I'll try to get there as soon as possible and recover.” #CFC pic.twitter.com/7n359MVHos
— ChelsTransfer (@ChelsTransfer) November 18, 2026

