Këngëtari i njohur shqiptar, Sinan Vllasaliu, pak ditë më parë pësoi një aksident me motor.
Artistit iu desh të kryente një ndërhyrje, e cila siç bëri të ditur ka rezultuar me sukses.
Derisa po vazhdon rikuperimin në spital, për vizitë ka qenë së fundmi miku i tij, këngëtari nga Peja, Ramadan Krasniqi – Dani.
“Bashkë me Fitimin e Andin sot vizituam Sinanin. Qoftë e kaluar dhe shërim të shpejt miku im”, ka shkruar Krasniqi në postimin e ndarë në Facebook.
Aksidenti i Vllasaliut ndodhi pak para se të niste dasma e artistes shqiptare Dua Lipa, ku ka qenë i ftuar për të kënduar.
Në dasmën e mbajtur në Sicili të Italisë ka qenë për të performuar edhe NRG Band.
Sido që të jetë, Sinani tani është në gjendje të mirë dhe po vazhdon me trajtimin. /Telegrafi/
