Presidenti amerikan, Donald Trump ka zhvilluar një telefonatë të drejtpërdrejtë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, pas sulmeve në Liban, gjatë së cilës i ka kërkuar të ndalë çdo veprim të mëtejshëm ushtarak në këtë vend.
Sipas deklarimeve të raportuara, Trump i është drejtuar Netanyahut me tone të ashpra, duke i thënë se “Çfarë dreqin po bën?”, duke shprehur pakënaqësi të fortë për zhvillimet e fundit në rajon.
Ai thuhet se e ka paralajmëruar kryeministrin izraelit se vazhdimi i sulmeve në Liban mund të rrezikojë një marrëveshje të rëndësishme diplomatike.
Gjithashtu, lideri amerikan ka deklaruar se do t’i kërkojë Iranit të mos reagojë me sulme raketore pas veprimeve izraelite në Liban, në përpjekje për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.
“Netanyahu nuk ka aspak gjykim të mirë — ia kam përcjellë këtë mesazh dhe i kam thënë se jam shumë i pakënaqur me sulmin në Bejrut”, thuhet të ketë deklaruar Trump.
Në të njëjtën kohë, ai ka shprehur optimizëm se një marrëveshje me Iranin mund të finalizohet brenda dy deri në tre orëve të ardhshme, duke sinjalizuar zhvillime të shpejta diplomatike në rajon.
Ndryshe, Irani ka kërkuar që Izraeli t’i ndal veprimet në Liban për t’i hapur rrugë arritjes së një marrëveshje me SHBA-në. /Telegrafi/
