KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mickoski: Pas 17 qershorit nisin bisedimet për rikonsturimin e Qeverisë

Mickoski: Pas 17 qershorit nisin bisedimet për rikonsturimin e Qeverisë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka paralajmëruar se pas 17 qershorit do të nisin bisedimet për rikonstruimin e Qeverisë.

Ai nuk dha detaje se kush do të largohet e kush do emërohet dhe se cilat ministri do të përfshihen në ndryshime.

“Javën e ardhshme, pas festimit të ditëlindjes së partisë, që do të mbahet më 17 qershor në Strumicë, duke filluar nga ora 20:00 në stadium, do të fillojmë bisedimet me partnerët e koalicionit qeveritar lidhur me rikonstruimin e Qeverisë”, tha Mickoski.

Kujtojmë se ditë më parë kryeministri tha se pritet të ketë ndryshime në qeveri, mirëpo para se të njejtat të ndodhin, me partnerët qeveritarë do të analizojnë planin strategjik të udhëheqjes, për të analizuar qëllimet dhe politikat e përbashkëta qeveritare.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.