KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Projeksionet e para, Zvicra refuzon të kufizojë numrin e popullsisë

Projeksionet e para, Zvicra refuzon të kufizojë numrin e popullsisë

Kanë dalë projeksionet e para të votimit të sotëm në Zvicër për nismën e Partisë Popullore Zvicerane (SVP) “Për një zhvillim të qëndrueshëm të popullsisë”, e cila synon të vendosë një tavan kushtetues në mënyrë që popullsia e vendit të mos kalojë pragun prej 10 milionë banorësh përpara vitit 2050.

Sipas projeksionit të “Blick”, nisma po shkon drejt një refuzimi me rreth 54 për qind të votave.

Edhe projeksionet e “Tamedia” dhe SRF e konfirmojnë prirjen e një rezultati negativ, me SRF që parashikon deri në 55 për qind kundër.

Nisma kishte ngjallur debat të fortë në vend, pasi do të detyronte qeverinë të merrte masa kufizuese ndaj migracionit në rast rritjeje të mëtejshme të popullsisë, përfshirë edhe pezullimin e marrëveshjeve për lëvizjen e lirë me Bashkimin Evropian.

Qeveria zvicerane, partitë rivale dhe sektori i biznesit e kishin kundërshtuar ashpër propozimin, duke paralajmëruar pasoja për ekonominë dhe marrëdhëniet me BE-në.

Rezultati përfundimtar i referendumit pritet të konfirmojë nëse ky trend i projeksioneve do të qëndrojë deri në mbylljen zyrtare të numërimit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.