Close Menu
    What's Hot

    Ismaili: Votat e qytetarëve do t’i kthejmë në politika bashkuese, jo përçarëse

    December 18, 2025

    E vërteta pas zërave për një fëmijë me një serbe, flet Labinot Rexha

    December 18, 2025

    Si të votoni përmes postës

    December 18, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Ismaili: Votat e qytetarëve do t’i kthejmë në politika bashkuese, jo përçarëse
    • E vërteta pas zërave për një fëmijë me një serbe, flet Labinot Rexha
    • Si të votoni përmes postës
    • Fetai: Lufta kundër korrupsionit kërkon institucione që veprojnë, politika që zbatohen dhe besim që ndërtohet me vepra
    • Policia jep detaje për aksionin: Disa zyrtarë shoqërohen për intervistim
    • Barcelona ka një spiun në dhomën e zhveshjes – Flick e zbuloi me një metodë dinake se kush ishte
    • Si të rinovoni fshirësit e xhamit pa i zëvendësuar?
    • Prokuroria Speciale bashkë me AKI e Policinë aksion të madh anti-korrupsion, arrestohen shtatë persona
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, December 18
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Aek laranca

    Mbrëmje vendimtare për Shkëndijën në Evropë

    korrektpressBy korrektpressDecember 18, 2025 Aek laranca 2 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Skuadra e Shkëndijës që para shtatë ditësh përfundoi angazhimet e paraqitjeve në kampionatin vendor, për gjysmësezonin vjeshtor dhe tani janë të fokusuar vetëm në garat e UEFA Ligës së Konferencës, njofton Telegrafi.

    Tetovarët nuk arritën ta fitojnë epitetin “kampion i vjeshtës”, ndërsa ndërkohë i lejuan Vardarit dhe Strugës të krijojnë një epërsi të konsiderueshme në krye të tabelës. Çmimi për këtë, pa dyshim, u pagua në arenën evropiane.

    Këtë sezon, Shkëndija shkroi një faqe të re në historinë e klubit, duke u paraqitur për herë të parë në fazën ligës të një gare nën ombrellën e UEFA-s.

    Në xhiron e fundit të fazës së grupeve, skuadra kuqezi nga Tetova e pret një përballje e vështirë në Qipro ndaj AEK Larnakës.

    Fitorja ndaj Slovan Bratislavës i ringjalli shpresat për kualifikim në “play-off”, ndaj përballja në Qipro për Shkëndijën merr karakterin e një ndeshjeje “merr gjithçka ose asgjë”.

    Suksesi ndaj kampionit sllovak e riktheu besimin te ekipi nga Tetova, edhe pse barazimi i hidhur me Jagjelloninë, me golin e pësuar në minutat e fundit, si dhe humbja nga Drita, janë ende të freskëta në kujtesë.

    Megjithatë, këto kujtime tani duhet të mbeten pas, nëse synimi është vazhdimi i rrugëtimit evropian edhe në pranverë.

    Në anën tjetër, AEK Larnaka po shfaqet shumë më e sigurt në skenën ndërkombëtare. Edhe pse në kampionatin vendas nuk është në nivelin e pritur, skuadra qipriote në Ligën e Konferencës pas katër ndeshjeve ka regjistruar dy fitore dhe dy barazime. Në shtëpi ka mposhtur AZ Alkmaar dhe ka barazuar me Aberdeen, dhe me një bilanc të tillë, logjikisht hyn si favorite edhe në përballjen me kampionin e Maqedonisë Shkëndijën. Ndeshja AEK Larnaca – Shkëndija luhet sot me fillim në ora 21:00. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Drita me paraqitje solide, por Vallecano e mbyll me epërsi pjesën e parë

    Formacionet zyrtare, Rayo Vallecano – Drita: Ramadani me disa mungesa, Balliu starton për spanjollët

    Formacioni i Shkëndijës ndaj AEK Larnaca nuk ndryshon nga java e kaluar

    Dita e ndeshjes: Drita synon ta mbyllë pozitivisht fazën e ligës në udhëtim te Vallecano

    Drita me tri mungesa, por Ramadani dhe Krasniqi besojnë në paraqitje pozitive ndaj Rayo Vallecanos

    Beqiri: Me seriozitet maksimal mund të dalim me rezultat pozitiv

    Drita kërkon të lërë shenjë në Spanjë, përballë tyre Rayo Vallecano

    LEXO GJITHASHTU

    Ismaili: Votat e qytetarëve do t’i kthejmë në politika bashkuese, jo përçarëse

    December 18, 2025

    E vërteta pas zërave për një fëmijë me një serbe, flet Labinot Rexha

    December 18, 2025

    Si të votoni përmes postës

    December 18, 2025

    Fetai: Lufta kundër korrupsionit kërkon institucione që veprojnë, politika që zbatohen dhe besim që ndërtohet me vepra

    December 18, 2025
    TË TJERA

    Policia jep detaje për aksionin: Disa zyrtarë shoqërohen për intervistim

    December 18, 2025

    Barcelona ka një spiun në dhomën e zhveshjes – Flick e zbuloi me një metodë dinake se kush ishte

    December 18, 2025

    Si të rinovoni fshirësit e xhamit pa i zëvendësuar?

    December 18, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.