OpenAI është vendosur nën një hetim të ri nga një koalicion i prokurorëve të përgjithshëm të disa shteteve amerikane, për shkak të shqetësimeve lidhur me mënyrën se si ChatGPT funksionon dhe ndikon tek përdoruesit.
Sipas raportimeve, hetimi përfshin kërkesa për dokumente mbi mënyrën e reklamimit të shërbimit, strategjitë për mbajtjen e përdoruesve, trajtimin e të dhënave personale dhe shëndetësore, si dhe mënyrën se si platforma përdoret nga të miturit dhe të moshuarit.
Autoritetet gjithashtu po analizojnë mënyrën e funksionimit të modeleve të inteligjencës artificiale dhe politikat e brendshme të kompanisë.
OpenAI ka deklaruar se po bashkëpunon me hetuesit dhe se fokusi i saj mbetet zhvillimi i sigurt dhe i përgjegjshëm i AI-së.
Hetimi vjen në një kohë kur OpenAI po përgatitet për një ofertë publike fillestare (IPO), që mund ta vlerësojë kompaninë në rreth 1 trilion dollarë.
Po ashtu, kompania është përballur kohët e fundit edhe me padi dhe hetime të tjera në disa shtete amerikane, të lidhura me shqetësimet për sigurinë e ChatGPT-së dhe ndikimin e tij tek të rinjtë. /Telegrafi/
