Organizata për sigurinë e automjeteve Euro NCAP pritet të bëjë një hap historik në vitin 2026.
Për herë të parë në histori, një model i markës Ferrari do t’i nënshtrohet testimit të plotë të përplasjes, ku automjeti në praktikë shkatërrohet gjatë provave.
Sipas raportimeve, Ferrari do të detyrohet të “sakrifikojë” një nga modelet e saj për testet e sigurisë, gjë që sjell një kosto shumë të lartë për shkak të çmimit ekstrem të makinës dhe numrit të kufizuar të prodhimit.
Kjo konsiderohet një rast i rrallë, pasi prodhuesit e super-makinave zakonisht i shmangen testimeve të tilla zyrtare, duke mos qenë të detyruar ligjërisht t’i nënshtrohen Euro NCAP-it.
Sipas artikullit, modeli në fjalë pritet të jetë një nga automjetet më të shtrenjta ndonjëherë të testuara nga kjo organizatë, duke e bërë procesin jo vetëm teknikisht të rëndësishëm, por edhe financiarisht shumë të kushtueshëm.
Ky zhvillim vjen në kuadër të ndryshimeve të reja të protokolleve të Euro NCAP për vitin 2026, të cilat po e ashpërsojnë ndjeshëm vlerësimin e sigurisë së automjeteve. /Telegrafi/
