Mashtrimi me kthimin e kilometrave po ndodh edhe te automjetet hibride dhe elektrike – shifrat janë tronditëse, deri në 80 mijë kilometra.
Po shfaqet një formë e re mashtrimi në tregun e makinave të përdorura, ku manipulimi i kilometrazhit nuk prek më vetëm automjetet me naftë, por gjithnjë e më shpesh edhe hibridet dhe makinat elektrike.
Sipas të dhënave më të fundit, këto manipulime nuk janë të kufizuara vetëm te makinat më të vjetra apo ato me motorë tradicionalë, por janë të pranishme edhe te automjetet moderne.
Edhe pse më parë dizelët ishin objektivi kryesor i mashtrimeve, trendi i ri tregon se mashtruesit po përshtaten me tregun dhe po synojnë edhe llojet më të reja të makinave.
Sipas kompanive që analizojnë të dhënat në industrinë automobilistike, kur ndodh manipulimi i kilometrave te hibridet dhe makinat elektrike, kilometrazhi zakonisht ulet mesatarisht deri në rreth 80 mijë km, që përbën një diferencë shumë të madhe për blerësit.
Edhe pse këto automjete konsiderohen më moderne dhe më të sigurta për blerje, ato nuk janë të mbrojtura nga ky lloj mashtrimi në tregun e automjeteve të përdorura. /Telegrafi/
