KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Dështoi keq në Angli, ish-lojtari i Liverpoolit bëhet opsion serioz për Barcelonën

Dështoi keq në Angli, ish-lojtari i Liverpoolit bëhet opsion serioz për Barcelonën

Barcelona ka identifikuar Darwin Nunezin si një alternativë më të përballueshme ekonomikisht në rast se dështon transferimi i Julian Alvarez, sipas raportimeve nga Mundo Deportivo.

Me negociatat për sulmuesin e Atletico Madridit që po rezultojnë gjithnjë e më të komplikuara, drejtuesit katalanas kanë nisur të shqyrtojnë emra të tjerë për repartin ofensiv.

Emri i Nunezit thuhet se është diskutuar gjatë bisedimeve mes Barcelonës dhe Al-Hilal për transferimin e përhershëm të Joao Cancelos.

Një faktor i rëndësishëm në këtë pistë është edhe agjenti i njohur Jorge Mendes, i cili përfaqëson të dy lojtarët dhe gëzon marrëdhënie të mira me klubin blaugranas.

Sulmuesi uruguaian ka kaluar një periudhë të vështirë në Arabinë Saudite, pasi u la jashtë skuadrës së Al-Hilal në pjesën e dytë të sezonit për t’i hapur vendin regjistrimit të Karim Benzemas.

Nunez dëshiron të largohet nga klubi arab dhe është në dijeni të interesimit të Barcelonës, ndërsa po pret zhvillimet e ardhshme.

Përveç katalanasve, ai është lidhur edhe me një rikthim të mundshëm te Liverpooli./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.