Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    “Ylli i Bayernit vendos kundër Gjermanisë”, gazeta gjermane komenton vendimin e Erblin Osmanit për ta zgjedhur Kosovën

    September 20, 2026

    Paris Hilton zbulon trukun sekret që përdor për t’u fshehur në publik

    September 20, 2026

    E bleu për pikturën 30 dollarë, tani pritet të shitet deri në 250 mijë dollarë

    September 20, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • “Ylli i Bayernit vendos kundër Gjermanisë”, gazeta gjermane komenton vendimin e Erblin Osmanit për ta zgjedhur Kosovën
    • Paris Hilton zbulon trukun sekret që përdor për t’u fshehur në publik
    • E bleu për pikturën 30 dollarë, tani pritet të shitet deri në 250 mijë dollarë
    • Hoxhaj: Themelimi i Gjykatës Speciale ishte gabim fatal
    • Jo të gjithë punonjësit e AI-së besojnë se inteligjenca artificiale mund të zhdukë njerëzimin
    • Volvo rikthen butonat fizikë në vetura: Ekrani nuk është zgjidhja për gjithçka
    • Akuzë kundër gjashtë personave në rastin e lejeve për vozitje të falsifikuara
    • Autobusi me nxënës përplaset me një shkëmb në Mal të Zi, ka të lënduar
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Sunday, September 20
    • Ballina
    • Lajme

      Penelope Cruz shfaqet elegante në premierën e “The Invite”

      September 20, 2026

      Shoferi arratiset nga kontrolli policor, vetura përfundon e aksidentuar

      September 20, 2026

      Sulmoi nusen, arrestohet një grua në Malishevë

      September 20, 2026

      Përleshje në Prizren, lëndohet një polic dhe arrestohen katër persona

      September 20, 2026

      Mosmarrëveshje mes vjehrrës dhe resë në Prishtinë, dy të dyshuarat shoqërohen në polici

      September 20, 2026
    • Bota
    • Sport
    • Zgjedhjet

      Hapen qendrat e votimit në Saksoni-Anhalt, ndërsa AfD parashikohet të fitojë zgjedhjet shtetërore

      September 6, 2026

      KDI mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e dispozitave të kundërligjshme në Rregulloren e KQZ-së për Vëzhguesit e Zgjedhjeve

      August 3, 2026

      KQZ pritet të certifikojë më 8 korrik rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

      July 7, 2026

      Kurti: Pas certifikimit të rezultateve do të nisim diskutimet për formimin e institucioneve të reja

      June 24, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026
    • Moti

      Diell e vranësira, pasdite priten reshje shiu dhe rrufe

      September 20, 2026

      Super El Nino po merr fuqi – kur priten reshjet e para të borës?

      September 19, 2026

      Moti në Shqipëri, vranët me reshje shiu

      September 19, 2026

      Moti në fundjavë, vranësira e vende-vende reshje shiu

      September 19, 2026

      Moti në Shqipëri, reshje të izoluara shiu

      September 18, 2026
    • Video
    • Showbiz
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Sa bostonezë të dehur u deshën për të fituar Luftën Revolucionare?

    Sa bostonezë të dehur u deshën për të fituar Luftën Revolucionare?

    korrektpressBy korrektpressJune 12, 2026 Amerika 6 Mins Read
    Sa bostonezë të dehur u deshën për të fituar Luftën Revolucionare?
    Sa bostonezë të dehur u deshën për të fituar Luftën Revolucionare?
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në librin e saj të ri historik, Të dehur dhe të bërë tapë [Cocked and Boozy], Brooke Barbier hedh dritë mbi rolin që luajti alkooli gjatë gjithë epokës koloniale.

    Nga: J. D. Biersdorfer / The New York Times
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Në kategorinë e krijimeve “thellësisht amerikane,” muzika kantri dhe kampionati i Ligës Kombëtare të Futbollit amerikan [Super Bowl] renditen të dyja shumë lart. Por, ato i bashkon diçka më shumë sesa patriotizmi: mjafton t’i kushtoni vëmendje, qoftë edhe për pesë minuta, dhe do ta kuptoni se sa shumë tekste të muzikës kantri flasin për pije të rëndë dhe sa shumë reklama të futbollit amerikan shesin birrë (ndonjëherë edhe me shqiponjën kokëbardhë).

    Marrëdhënia e gjatë e alkoolit me identitetin amerikan vështirë se meriton një lajm të fundit. Por, intensiteti i kësaj lidhjeje – dhe ndikimi i saj në krijimin e kombit – është tema qendrore e librit të ri të historianes nga Bostoni, Brooke Barbier, Të dehur dhe të bërë tapë: Një histori dehëse e Revolucionit Amerikan [Cocked and Boozy: An Intoxicating History of the American Revolution], një përmbledhje e studiuar e kulturës së pirjes në shekullin XVIII dhe pasojave të saj për rezistencën, rebelimin dhe qëndrueshmërinë ekonomike.

    Duke gjykuar nga shënimet e shumta në fund të librit, Barbieri ka kaluar një kohë të konsiderueshme duke hulumtuar në Arkivat Kombëtare korrespondencën e kohës, raportimet e gazetave, biografitë e botuara më parë dhe burime të tjera për të gjetur materialin që ndërthur në rrëfimin e saj. Ajo përfshin gjithashtu receta pijesh nga epoka koloniale.

    Të dehur dhe të bërë tapë nuk është një nga ato vëllimet gjigante. Në më pak se 200 faqe tekst, Barbieri nxjerr në pah momente të ndryshme ku alkooli luajti rol në luftën amerikane për t’u shkëputur nga Britania. Po, kishte plane të hartuara nëpër taverna dhe disa turma të dehura. Por, siç shpjegon ajo, pijet alkoolike ndihmuan gjithashtu në mbështetjen e industrisë koloniale dhe në mbajtjen gjallë të njerëzve gjatë periudhave të vështira.

    Kultura e tavernave zë vend qendror në rrëfimin e Barbierit; madje edhe mushti i fortë dhe birra për mëngjes ishin të zakonshme. “Pirja e alkoolit në mëngjes nuk konsiderohej sjellje e devijuar apo shkak për shqetësim,” shkruan ajo. “Ishte thjesht pjesë e jetës koloniale, ashtu si të ngrënit.”

    Si një tregues i kërkesës së madhe të kohës, vetëm Bostoni kishte 63 distileri në vitin 1750. (Për krahasim, Shoqata e Distilerive të Kentakit numëron aktualisht 86 distileri në të gjithë shtetin.) Vetëm 20 vjet më vonë, “një turmë bostonezësh të pabindur – mes tyre një që ishte ‘paksa i dehur’ – tallën nëntë ushtarë duke u hedhur objekte”; masakra famëkeqe që pasoi nxiti zemërimin kolonial.

    Duke pasur parasysh trashëgiminë evropiane të shumicës së kolonizatorëve, alkooli u rridhte në gjak. Mania londineze e xhinit i mbajti vendasit të dhënë pas pijes në fillim të shekullit XVIII. Një “Rend” gjermanik “i përmbajtjes”, i shekullit XVII, përcaktonte se anëtarët e tij nuk duhej të konsumonin më shumë se shtatë gota verë në një ulje. Pastaj ishin pretendimet se alkooli kishte veti mjekësore dhe, gjithsesi, ishte më i mirë se uji i ndotur. (Ndotja ishte vërtet problem në Londër, vëren Barbieri – por, në Amerikë “uji ishte në rregull, thjesht pirja e birrës ishte më e këndshme.”)

    Por, kombinimi i një kulture të zhytur në alkool dhe i ndërtimit të një kombi rezultoi të ishte një koktej i paqëndrueshëm. “Kjo ishte fuqia e alkoolit,” shkruan Barbieri. “Ai i bashkonte njerëzit dhe çlironte sjelljet e zakonshme. Ai krijonte komunitet dhe një identitet të përbashkët.”

    Gjatë leximit, libri i bën më njerëzore figurat e George Washingtonit, John Adamsit, Thomas Jeffersonit dhe themeluesve të tjerë përmes rrëfimeve mbi kohën që kalonin në taverna dhe vlerësimin e tyre për pijet alkoolike. Adamsi një herë “piu Madeira me një ritëm të madh dhe nuk ndjeu asnjë pasojë të pakëndshme prej saj,” siç shkroi në ditarin e tij, ndërsa Jeffersoni shpenzoi rreth 13 për qind të pagës së tij për verë gjatë mandatit të tij të parë presidencial. Washingtoni madje u bë distilues pas daljes në pension. Dhe, po, edhe Samuel Adamsi, biri i një prodhuesi malti (dhe emri i një birre të njohur moderne nga Bostoni), shfaqet në libër.

    Titulli i librit është marrë nga hyrjet e Fjalorit të pijanecit [The Drinker’s Dictionary], një listë e gjatë eufemizmash për dehjen – ku ndër më të spikaturat përfshiheshin shprehjet si “Qejfli” [Cherry Merry] dhe “I turbulluar [Wamble Crop’d] – të cilën Benjamin Franklin e botoi në një numër të vitit 1737 të gazetës The Pennsylvania Gazette. Barbieri e përfshin këtë listë si shtojcë në fund të librit.

    Ajo sjell plot shembuj se si alkooli i nxiti kolonistët në protestë dhe luftë, por eksploron edhe një rrugë më pak të trajtuar – domethënë, nocionet shoqërore dhe racore të epokës mbi atë se kush mund të dehej në mënyrë të pranueshme. “John Adamsi ndihej në siklet nëse njerëzit i konsideronin Bijtë e Lirisë si të dehur,” shkruan ajo. “Kjo ishte sjellja e të tjerëve: ushtarët britanikë deheshin, amerikanët vendas deheshin. Burrat e respektueshëm që e donin lirinë nuk deheshin.”

    Libri priret të theksojë anën më gazmore të konsumimit të alkoolit, megjithëse Barbieri shqyrton edhe lëvizjet koloniale të përmbajtjes dhe shembujt e hershëm të varësisë. Por, ndoshta për hir të ritmit të rrëfimit – ose ndoshta sepse humbja e betejave prishnin aq shumë qejfin – ajo anashkalon disa nga sjelljet më të dëmshme që i atribuoheshin alkoolit në radhët e Ushtrisë Kontinentale, si në rastin kur gjenerali Adam Stephen u akuzua për dehje të shpeshtë (ndër të tjera) pas dështimit të tij në Betejën e Gjermantaunit në vitin 1777, aq sa u përjashtua nga shërbimi. (Ndonjëherë Amerika funksionon me të dehur. Ndonjëherë jo aq shumë.)

    Edhe pse udhëzimet mjekësore dhe praktikat moderne të përmbajtjes kanë ngadalësuar shitjen dhe konsumimin e alkoolit në ditët e sotme, vëzhgimet e Barbierit mbi ndikimin e alkoolit ofrojnë një dozë të vetëdijesimit kombëtar, veçanërisht ndërsa Amerika shënon 250-vjetorin e saj. Dhe, dëgjoni me kujdes: sa herë që luhet himni amerikan [The Star-Spangled Banner], mund të dëgjohen jehonat e ADN-së alkoolike të vendit. Kjo sepse Francis Scott Key i përshtati vargjet e tij të vitit 1814 me një melodi të quajtur Tek Anakreonti në Parajsë [To Anacreon in Heaven], një këngë e vjetër britanike që lëvdonte perëndinë e verës. /Telegrafi/

    TË TJERA

    “Pranojeni vendimin, sepse ka apel”, Çitaku u përgjigjet aleatëve: Thaçin e keni krahasuar edhe me George Washingtonin

    Vepra e Ginsbergut që zemëroi ShBA-në e Luftës së Ftohtë: Gjyqi që ripërcaktoi lirinë e shprehjes

    Takim Përkujtimor më 11 Shtator: Peja Peace Forum nderon viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001

    I bllokuar në Ukrainë, Putini mund të dëshirojë ta përçajë NATO-n

    Sanksionet e Uashingtonit ndaj Iranit kanë problemin kinez dhe rus

    Kanadaja pezullon negociatat tregtare me SHBA-në, Carney paralajmëron tarifa “dollar për dollar”: Ndryshimet e minutës së fundit ishin të padrejta

    Për ta mposhtur Kinën, Amerika duhet së pari të pakësojë burokracinë e vet

    LEXO GJITHASHTU

    “Ylli i Bayernit vendos kundër Gjermanisë”, gazeta gjermane komenton vendimin e Erblin Osmanit për ta zgjedhur Kosovën

    September 20, 2026

    Paris Hilton zbulon trukun sekret që përdor për t’u fshehur në publik

    September 20, 2026

    E bleu për pikturën 30 dollarë, tani pritet të shitet deri në 250 mijë dollarë

    September 20, 2026

    Hoxhaj: Themelimi i Gjykatës Speciale ishte gabim fatal

    September 20, 2026
    TË TJERA

    Jo të gjithë punonjësit e AI-së besojnë se inteligjenca artificiale mund të zhdukë njerëzimin

    September 20, 2026

    Volvo rikthen butonat fizikë në vetura: Ekrani nuk është zgjidhja për gjithçka

    September 20, 2026

    Akuzë kundër gjashtë personave në rastin e lejeve për vozitje të falsifikuara

    September 20, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.