KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“Të pështyj në fytyrë”, Fjolla eskalon ndaj Labit

“Të pështyj në fytyrë”, Fjolla eskalon ndaj Labit

Një debat i ashpër ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 mes Fjolla Morinës dhe Labinot Rexhës, duke tensionuar edhe më tej raportet mes banorëve.

Gjatë përplasjes, këngëtarja përdori një gjuhë të rëndë ndaj Labinotit, duke e akuzuar dhe fyer hapur para kamerave.

Ajo u shpreh se nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me të, brenda apo jashtë shtëpisë, duke theksuar se qëndrimi i saj ndaj tij nuk do të ndryshojë as pas përfundimit të spektaklit.

Debati eskaloi edhe më shumë kur Morina e paralajmëroi që të mos e provokojë, duke e akuzuar se është i aftë të bëjë gjithçka dhe duke vënë në dyshim karakterin e tij.

“Unë vetëm fytyrën tënde ta tregoj. Që je pis e të gjithat i ke. Edhe jashtë do t’i them këto të njëjtat. Sot e 700 vjet fytyra ime me tënden nuk bëhet se çka pshtyj nuk e lëpij. Jashtë nuk të njoh as kush je”, u shpreh ajo.

Tutje i tha: “Kujdes me mua, mos ma bëj kështu se të pështyj në surrat. Je në gjendje të bësh gjithçka. Nuk je as burrë”.

Ky reality shou po vazhdon të prodhojë tensione dhe dinamika të forta mes banorëve, duke mbajtur vëmendjen e publikut të lartë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.