KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Turist rrezikon jetën për telefonin në ujëvarat e famshme – video që “ngrin gjakun në vena”

Turist rrezikon jetën për telefonin në ujëvarat e famshme – video që “ngrin gjakun në vena”

Një turist ka rrezikuar seriozisht jetën e tij pasi hyri në zonë të ndaluar pranë një prej ujëvarave më të famshme, Iguazu vetëm për të marrë telefonin e tij që i kishte rënë në ujë.

Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, ai shihet duke u afruar shumë pranë skajit të rrezikshëm të ujëvarës, duke kaluar barrierat mbrojtëse dhe duke hyrë në ujërat e rrëmbyeshme, ndërkohë që rrymat e forta e tërheqin drejt greminës.

Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta dhe janë cilësuar si “tronditëse” nga dëshmitarët, të cilët kanë filmuar gjithë ngjarjen.

Shumë përdorues në rrjet kanë kritikuar veprimin e turistit, duke theksuar se rrezikimi i jetës për një telefon është i panevojshëm dhe jashtë çdo logjike sigurie.

Fatmirësisht, sipas raportimeve, turisti ka arritur të dalë nga situata pa lëndime serioze, ndërsa ngjarja ka rikthyer debatet për sjelljen e rrezikshme të vizitorëve në destinacione turistike natyrore, ku shpesh injorohen rregullat e sigurisë vetëm për një fotografi apo pajisje personale.

Autoritetet dhe ekspertët e sigurisë vazhdimisht apelojnë që vizitorët të respektojnë barrierat mbrojtëse, pasi edhe një moment pakujdesie mund të ketë pasoja fatale në zona të tilla. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.