Close Menu
    What's Hot

    Hetim i vdekjes në Junik, një e moshuar humb jetën – tjetra në gjendje të rëndë

    December 18, 2025

    Policia jep detaje rreth aksionit ndaj bizneseve estetike në Prishtinë – 11 persona u intervistuan

    December 18, 2025

    Vjedhje e rëndë në Lubizhdë të Prizrenit, vidhen para dhe stoli ari nga një veturë

    December 18, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Hetim i vdekjes në Junik, një e moshuar humb jetën – tjetra në gjendje të rëndë
    • Policia jep detaje rreth aksionit ndaj bizneseve estetike në Prishtinë – 11 persona u intervistuan
    • Vjedhje e rëndë në Lubizhdë të Prizrenit, vidhen para dhe stoli ari nga një veturë
    • Shtet pa drejtësi, politikë pa mision dhe histori pa mbrojtje
    • Shkupi renditet i dyti në Evropë për ndotjen e ajrit
    • Atletico Madrid në garë për të nënshkruar me yllin e Barcelonës
    • DUKE LUFTUAR NDESHJE VDEKJEPRURËSE NETËVE ME HËNË
    • Ushtria amerikane sulmon një tjetër anije narkokartelësh në Paqësor, katër të vdekur
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, December 18
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Bashkimi evropian

    BE: 205 milionë euro pritet të lëshohen në fillim të vitit të ardhshëm

    korrektpressBy korrektpressDecember 18, 2025 Bashkimi evropian 2 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Bashkimi Evropian ka nisur procesin e heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës, ndërsa 205 milionë euro ndihmë financiare pritet të lëshohen në fillim të vitit të ardhshëm.

    Lajmi u konfirmua nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila njoftoi se fondet do të dalin nga 216 milionë eurot e planifikuara për Kosovën, pas vendimit për heqjen e pjesshme të masave.

    “Jam e lumtur të njoftoj se po ecim përpara për të hequr masat ndaj Kosovës. Po programojmë 216 milionë euro ndihmë financiare dhe kemi ndërmend të lëshojmë 205 milionë euro në fillim të vitit të ardhshëm,” ka shkruar Von der Leyen në platformën X.

    Ajo e ka cilësuar këtë zhvillim si lajm të mirë, duke theksuar se procesi do të vazhdojë deri në heqjen e plotë të masave të vendosura nga BE-ja.

    Ndërkohë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian do t’i heqë të gjitha masat ndëshkuese deri në fund të janarit. Pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel, Osmani ka deklaruar se ka marrë konfirmim të drejtpërdrejtë nga Von der Leyen për heqjen e plotë të masave gjatë muajit janar.

    Të martën, BE-ja hoqi një pjesë të masave të vendosura ndaj Kosovës në vitin 2023. Sipas një letre nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i BE-së, Gert Jan Koopman, janë liruar mjetet financiare për katër projekte, pas vlerësimit se ka pasur një “transferim të duhur të pushtetit lokal në veri” pas zgjedhjeve të mbajtura në tetor.

    Masat ndëshkuese ishin vendosur në vitin 2023 për shkak të tensioneve në veri të Kosovës, ndërsa vendimi për heqjen graduale të tyre shihet si një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian./Telegrafi.

    Good news for Kosovo!

    The transfer of local governance in the north after the recent local elections was peaceful.

    Thanks to this, I am glad to announce that we are moving forward to lift the measures on Kosovo.

    We are programming €216 million of financial assistance.

    And we… pic.twitter.com/Ng1kqU4Rdk
    — Ursula von der Leyen (@vonderleyen) December 17, 2025

    TË TJERA

    Von der Leyen: 205 milionë euro për Kosovën pas lehtësimit të masave të BE-së

    Presidentja Osmani po jepte lajmin e mirë për masat, ndërhyn Rama: Ka qenë e jashtëzakonshme

    BE: Mungesa e normalizimit Kosovë–Serbi pengon progresin evropian të të dyja palëve

    Kearns: Milan Radoiçiq dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të përballen me drejtësinë

    Remitencat e diasporës: Në Kosovë u dërguan 1.32 miliardë euro gjatë vitit 2024

    Zheljazkov: Nuk kemi çështje të pazgjidhura me Maqedoninë e Veriut

    Mucunski në Samitin e BE-së: Presim ndihmë për zhbllokimin e procesit eurointegrues

    LEXO GJITHASHTU

    Hetim i vdekjes në Junik, një e moshuar humb jetën – tjetra në gjendje të rëndë

    December 18, 2025

    Policia jep detaje rreth aksionit ndaj bizneseve estetike në Prishtinë – 11 persona u intervistuan

    December 18, 2025

    Vjedhje e rëndë në Lubizhdë të Prizrenit, vidhen para dhe stoli ari nga një veturë

    December 18, 2025

    Shtet pa drejtësi, politikë pa mision dhe histori pa mbrojtje

    December 18, 2025
    TË TJERA

    Shkupi renditet i dyti në Evropë për ndotjen e ajrit

    December 18, 2025

    Atletico Madrid në garë për të nënshkruar me yllin e Barcelonës

    December 18, 2025

    DUKE LUFTUAR NDESHJE VDEKJEPRURËSE NETËVE ME HËNË

    December 18, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.