NLB Banka është shpërblyer me çmimin prestigjioz “Banka më aktive në lëshimin e garancioneve” nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), duke konfirmuar edhe një herë rolin e saj udhëheqës në zhvillimin e financimit tregtar dhe mbështetjen e bizneseve në Kosovë.
Çmimi u pranua nga Yll Sejdiu, Anëtar i Bordit Udhëheqës të NLB Bankës, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të mbajtur në Riga, ku BERZH vlerëson bankat partnere për kontributin e tyre në promovimin e tregtisë ndërkombëtare dhe forcimin e ekonomive lokale.
Si pjesë e programeve të BERZH për lehtësimin e tregtisë, NLB Banka ka luajtur një rol të rëndësishëm në:
- Mbështetjen e aktiviteteve të importit dhe eksportit;
- Lehtësimin e qasjes në financim për kompanitë vendore;
- Fuqizimin e partneriteteve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Me rastin e pranimit të çmimit, Yll Sejdiu deklaroi:
“Ky çmim është një vlerësim i punës dhe përkushtimit tonë për të krijuar mundësi të reja për bizneset në Kosovë. Jemi krenarë që bashkëpunimi ynë me BERZH vazhdon të sjellë rezultate konkrete për klientët tanë dhe të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë së vendit.”
Ky vlerësim dëshmon angazhimin e NLB Bankës për të mbetur një partner i besueshëm i komunitetit të biznesit, duke ofruar zgjidhje moderne financiare dhe duke mbështetur rritjen e qëndrueshme ekonomike.
