KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Ylli i X-Men diagnostikohet me sëmundjen e rëndë

Ylli i X-Men diagnostikohet me sëmundjen e rëndë

Tyler Mane, i njohur për rolin e Sabretooth në filmin X-Men, ka zbuluar se është diagnostikuar me një formë shumë të rrallë të kancerit të gjirit.

Aktori 59-vjeçar njoftoi fansat për gjendjen e tij shëndetësore përmes një videoje të publikuar në Facebook të martën, ku tregoi se kishte nisur trajtimin me kimioterapi.

“Kam disa lajme të këqija. Sot filloj kimioterapinë,” tha ai në video.

Ish-ylli i mundjes profesionale shtoi se një në 750 burra diagnostikohet me kancer gjiri gjatë jetës së tij dhe se ai është një prej tyre.

“Për shkak se flitet shumë rrallë për këtë sëmundje te burrat, ajo zakonisht zbulohet në faza më të avancuara dhe ka pasoja më të rënda. Dua ta ndryshoj këtë,” u shpreh Mane.

“Ejani së bashku me mua në këtë rrugëtim për ta mposhtur këtë gjë. Ndajeni këtë mesazh me miqtë tuaj dhe kërkojuni të më ndjekin, sepse njerëzit duhet të dëgjojnë për këtë,” shtoi ai.

Në fund të videos, aktori publikoi edhe disa pamje nga spitali teksa niste seancën e parë të kimioterapisë, duke thënë: “Dreqi ta hajë kancerin!”

Në mbishkrimin e postimit të tij, Mane shkroi:

“Po, kam kancer gjiri. Dhe po, është shumë i rrallë. Vetëm 1 për qind e rasteve të kancerit të gjirit prekin burrat.”

Aktori zbuloi gjithashtu se fillimisht kishte menduar ta mbante privat diagnozën e tij, por më pas vendosi të fliste publikisht për të rritur ndërgjegjësimin rreth kësaj sëmundjeje të rrallë te meshkujt.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.