KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haliti pranon flamurin e UÇK-së në Prizren: Është amanet lirie dhe nder i përjetshëm i Kosovës

Haliti pranon flamurin e UÇK-së në Prizren: Është amanet lirie dhe nder i përjetshëm i Kosovës

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar pas tubimit të PDK-së të mbajtur në Prizren, ku pranoi flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haliti tha se flamurin e UÇK-së e pranoi me krenari dhe emocion të veçantë, duke e cilësuar atë si amanet lirie, simbol sakrifice dhe nder të përjetshëm të Kosovës.

Ai theksoi se vlerat e luftës çlirimtare mbeten themel i shtetësisë së Kosovës dhe se ato duhet të ruhen e respektohen nga të gjitha gjeneratat, veçanërisht në proceset e rëndësishme demokratike, siç janë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Tubimi në Prizren u zhvillua në kuadër të fushatës zgjedhore të PDK-së, ku u përcollën mesazhe për unitet, respektim të vlerave të luftës dhe angazhim për zhvillimin e vendit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.