Close Menu
    What's Hot

    Meda shpreh mbështetje për kandidatin e AAK-së, Lahi Brahimaj

    December 18, 2025

    Bashkimi rikthehet tek fitoret pas katër humbjeve, mposht Golden Eagle Yllin

    December 18, 2025

    ESHR: Mbi 2 milionë euro më pak në buxhetin e shtetit për shkak të lëndëve të vjetëruara në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës

    December 18, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Meda shpreh mbështetje për kandidatin e AAK-së, Lahi Brahimaj
    • Bashkimi rikthehet tek fitoret pas katër humbjeve, mposht Golden Eagle Yllin
    • ESHR: Mbi 2 milionë euro më pak në buxhetin e shtetit për shkak të lëndëve të vjetëruara në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës
    • Sasa kujton vizitën e Ronaldos në Gjakovë gjatë vitit 1999: Unë e kam parë, e solli KFOR-i italian
    • Trepça vazhdon me rezultate pozitive, e mposht edhe Boran
    • Hamza: Rruga është e qartë edhe për qytetarët e Vushtrrisë, bashkë dhe përpara
    • Strategji e re për minierat në Shqipëri
    • Shpëtohen një luan dhe një ari në Shqipëri, strehohet në Gjermani
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, December 18
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Diaspora

    Remitencat e diasporës: Në Kosovë u dërguan 1.32 miliardë euro gjatë vitit 2024

    korrektpressBy korrektpressDecember 17, 2025 Diaspora 2 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjatë vitit 2024, remitencat e diasporës kanë vijuar të jenë një burim kyç financiar për vendet e Ballkanit, duke u llogaritur në miliarda euro dhe duke pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomitë kombëtare.

    Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se Serbia kryeson listën e vendeve të rajonit për nga vlera e parave të dërguara nga mërgimtarët, ndërsa Mali i Zi renditet në fund, raporton TRT Balkan.

    Sipas këtyre të dhënave, diaspora serbe ka dërguar rreth 4.47 miliardë euro gjatë vitit të kaluar, shifër që përfaqëson rreth 5.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.

    Në vendin e dytë renditet Kroacia me 2.27 miliardë euro remitenca, ose 2.6 për qind të PBB-së.

    Bosnje dhe Hercegovina vijon të mbetet ndër vendet më të varura nga remitencat, me rreth 1.99 miliardë euro të dërguara nga diaspora, që përbëjnë 7.6 për qind të PBB-së.

    Shqipëria ka përfituar rreth 1.28 miliardë euro nga emigrantët e saj, një shumë që llogaritet në rreth 5.1 për qind të ekonomisë kombëtare.

    Ndërkohë, Kosova shënon një nivel të lartë varësie nga remitencat, me rreth 1.32 miliardë euro të dërguara gjatë vitit 2024, që përfaqësojnë afërsisht 12.7 për qind të PBB-së, përqindja më e lartë në rajon.

    Mali i Zi ka regjistruar rreth 345 milionë euro remitenca, ose 4.5 për qind të PBB-së, ndërsa Maqedonia e Veriut rreth 310 milionë euro, që përbëjnë rreth 2 për qind të ekonomisë së saj.

    Ekspertët vlerësojnë se remitencat mbeten jetike për konsumin familjar, stabilitetin social dhe mbulimin e shpenzimeve bazë në shumë vende të rajonit, edhe pse ndikimi i tyre afatgjatë në zhvillimin ekonomik varet nga mënyra se si këto mjete kanalizohen në investime produktive.

    TË TJERA

    Kosova për herë të parë në raportet e OSOR për softuerin me burim të hapur, kontribuon Arianit Dobroshi

    Von der Leyen: 205 milionë euro për Kosovën pas lehtësimit të masave të BE-së

    BE: 205 milionë euro pritet të lëshohen në fillim të vitit të ardhshëm

    BE: Mungesa e normalizimit Kosovë–Serbi pengon progresin evropian të të dyja palëve

    Kearns: Milan Radoiçiq dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të përballen me drejtësinë

    Siria pas Assadit hapi dyer, por edhe çështje për Kosovën

    Serbia ndërhyn në procesin zgjedhor: Thirrje nga Komisariati serb për votim në Kosovë

    LEXO GJITHASHTU

    Meda shpreh mbështetje për kandidatin e AAK-së, Lahi Brahimaj

    December 18, 2025

    Bashkimi rikthehet tek fitoret pas katër humbjeve, mposht Golden Eagle Yllin

    December 18, 2025

    ESHR: Mbi 2 milionë euro më pak në buxhetin e shtetit për shkak të lëndëve të vjetëruara në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës

    December 18, 2025

    Sasa kujton vizitën e Ronaldos në Gjakovë gjatë vitit 1999: Unë e kam parë, e solli KFOR-i italian

    December 18, 2025
    TË TJERA

    Trepça vazhdon me rezultate pozitive, e mposht edhe Boran

    December 18, 2025

    Hamza: Rruga është e qartë edhe për qytetarët e Vushtrrisë, bashkë dhe përpara

    December 18, 2025

    Strategji e re për minierat në Shqipëri

    December 18, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.