KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Mbi 35 mijë shërbime të realizuara gjatë muajit maj në Spitalin e Gjakovës

Mbi 35 mijë shërbime të realizuara gjatë muajit maj në Spitalin e Gjakovës

Në Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës janë realizuar gjithsej 35,510 shërbime dhe vizita ambulatore gjatë muajit maj, duke përfshirë një gamë të gjerë shërbimesh diagnostike dhe terapeutike.

Nga të dhënat e publikuara nga institucioni, 1,429 shërbime janë kryer në CT, ndërsa 3,801 në Ro-Kabinet. Po ashtu, 2,827 shërbime janë ofruar në Njësinë e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim.

Në laborator dhe shërbime të tjera diagnostike, 2,979 pacientë kanë marrë shërbime laboratorike, ndërsa 1,102 dializa janë realizuar në repartin e Hemodializës.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer edhe 36 EMNG, 29 spirometri, 17 ergometri, 36 EEG, 75 eho të zemrës, 15 gastroskopi dhe 9 kolonoskopi.

Nga ky institucion është theksuar se shërbimet po ofrohen në vazhdimësi dhe me angazhim të plotë të stafit mjekësor në shërbim të pacientëve dhe komunitetit.

Në njoftim thuhet: “Puna dhe përkushtimi i stafit tonë vazhdojnë çdo ditë në shërbim të pacientëve dhe komunitetit”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.