Presidentja e 6-të e Kosovës dhe njëherësh kandidatja e LDK-së për mandatin e dytë në krye të shtetit, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në Prizren.
Gjatë vizitës, ajo ka shëtitur në disa nga pjesët turistike të qytetit historik, ku është përshëndetur me qytetarë të shumtë.
Osmani, së bashku me kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku dhe bashkëpunëtorë të tjerë, janë ndalur po ashtu edhe në disa biznese pranë zonave turistike, ku kanë biseduar me pronarë e punëtorë.
Sipas LDK-së, gjatë takimeve është premtuar se me qeverisjen e kësaj partie do të ketë më shumë lehtësira për bizneset.
