KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Punëtorët e NPL “Ambienti” pastrojnë dhe mirëmbajnë Fushën e Sportit në Ferizaj

Punëtorët e NPL “Ambienti” pastrojnë dhe mirëmbajnë Fushën e Sportit në Ferizaj

Punonjësit e Ndërmarrjes Publike Lokale “Ambienti” Sh.A. në Ferizaj kanë realizuar pastrimin dhe mirëmbajtjen e Fushës së Sportit në qytet, në kuadër të aktiviteteve të rregullta për përmirësimin e hapësirave publike.

Sipas njoftimit të ndërmarrjes, ndërhyrja ka përfshirë largimin e mbeturinave, pastrimin e hapësirave përreth dhe rregullimin e mjedisit, duke krijuar kushte më të mira dhe më të sigurta për qytetarët që e shfrytëzojnë këtë hapësirë.

Nga NPL “Ambienti” bëjnë të ditur se falë angazhimit të vazhdueshëm të punonjësve, fusha e sportit tashmë ofron një ambient më të pastër dhe më të rregullt, i përshtatshëm për aktivitete sportive dhe rekreative të komunitetit.

Ndërmarrja thekson se do të vazhdojë me aksione të ngjashme edhe në hapësira të tjera publike, me qëllim rritjen e cilësisë së mjedisit urban në Ferizaj. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.