KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Hoxha-Roswall: Vlerësojmë mbështetjen e Bashkimit Evropian në zbatimin e reformave mjedisore për RMV-në

Hoxha-Roswall: Vlerësojmë mbështetjen e Bashkimit Evropian në zbatimin e reformave mjedisore për RMV-në

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha ditë më parë mori pjesë në Konferencën Ministrore të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), e mbajtur në Sofje, ku fokusi kryesor ishte adresimi i sfidave klimatike, tranzicioni i gjelbër dhe avancimi i bashkëpunimit rajonal në fushën e mjedisit.

Në margjinat e konferencës Hoxha realizoi takim me eurokomisioneren për Mjedisin, Qëndrueshmërinë e Burimeve Ujore dhe Ekonominë Qarkulluese Konkurruese, Jessika Roswall, me të cilën diskutoi për prioritetet mjedisore të vendit, procesin e harmonizimit me politikat evropiane dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e veprimit të koordinuar përballë ndryshimeve klimatike, menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe përshpejtimit të tranzicionit drejt një ekonomie më të gjelbër dhe më konkurruese.

Ministri Hoxha vlerësoi mbështetjen e Bashkimit Evropian në zbatimin e reformave mjedisore dhe nënvizoi përkushtimin e vendit për të avancuar standardet evropiane në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Pjesëmarrja e eurokomisioneres Roswall në konferencë, sipas ministrit Hoxha, konfirmon rëndësinë që Bashkimi Evropian i kushton bashkëpunimit rajonal dhe përballjes së përbashkët me sfidat klimatike për një të ardhme më të qëndrueshme për qytetarët e rajonit. përcjell Zhurnal.mk .

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.