KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Votimi në përfaqësitë diplomatike në SHBA, Ambasada e Kosovës publikon fotografi nga qendra e votimit

Votimi në përfaqësitë diplomatike në SHBA, Ambasada e Kosovës publikon fotografi nga qendra e votimit

Sot në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shtete të ndryshme po votojnë shtetasit e Kosovës që kanë zgjedhur këtë mënyrë votimi kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë të ditur se me fillimin e votimit në përfaqësitë diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë, tashmë procesi i votimit është duke vazhduar në të gjitha përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.

E lidhur me këtë ka shkruar edhe Ambasada e Kosovës në Uashington, gjersa ka publikuar fotografi nga qendra e votimit.

“Qendra e votimit pranë Ambasadës së Kosovës në Washington, D.C., është hapur sipas orarit zyrtar. Ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike. Vendvotimi do të jetë i hapur nga ora 07:00 deri në ora 19:00. Vota juaj ka rëndësi”, thuhet në postimin e ambasadës.

KQZ ka bërë të ditur se nga 26 përfaqësi diplomatike, deri në orën 13:00 nga 27,724 votues të regjistruar, kanë votuar 38.97 për qind e tyre apo 10,804 votues. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.