Dani Olmo ka parashikuar me guxim se Spanja do të fitojë Kupën e Botës 2026, duke përsëritur qëllimisht profecinë që bëri para Euro 2024 – kur parashikoi me saktësi se Spanja do ta fillonte dhe do ta përfundonte turneun në Berlin.
Kupa e Botës pritet të fillojë më 11 qershor dhe tashmë shumë parashikime janë dhënë për fituesin e mundshëm të turneut. Megjithatë, ylli i Spanjës, Olmo, beson se kombëtarja e tij do t’i shkojë deri në fund Kampionati Botëror.
“Do ta fillojmë Kupën e Botës në Atlanta dhe do ta përfundojmë në Nju Jork, i cili është gjithashtu një nga qytetet e mia të preferuara në Shtetet e Bashkuara. Ky është objektivi ynë”, ka thënë fillimisht Olmo për Mundo Deportivo.
Mesfushori i Barcelonës është i bindur se Spanja ka atë që duhet, duke e përmendur përvojën e skuadrës nga turnetë e fundit si një faktor vendimtar.
“Askush nuk dëshiron të përballet me Spanjën deri në finale. Por, kjo nuk na shqetëson. Ne e dimë se çfarë mund të bëjmë”.
Olmo gjithashtu hodhi poshtë çdo shqetësim në lidhje me lojtarët që mbërrijnë në turne me dyshime për gjendjen e tyre fizike.
“Kemi kohë për t’u përgatitur dhe kur ata të jenë gati, ata do të kontribuojnë në nivelin që të gjithë presim”, përfundoi ylli i Spanjës. /Telegrafi/
