DJ-i i njohur Gimbo ka sjellë një version të ri të këngës ikonike “DJ” të Rezarta Shkurtës, një prej hiteve më të njohura të muzikës shqiptare të para rreth 20 vitesh, duke i dhënë këngës një frymë krejtësisht të re.
Ky remix vjen i rimenduar totalisht, me ritme moderne dhe i përshtatur me rrymat e sotme, duke ruajtur nostalgjinë e origjinalit, por me një energji që pritet ta rikthejë këngën sërish në qarkullim të gjerë.
Vëmendje të madhe në këtë projekt merr edhe videoklipi, i cili sjell disa elemente interesante. Përveç se DJ Gimbo shfaqet krah partneres së tij, Selin, surpriza e vërtetë është edhe prania e vetë Rezarta Shkurtës në klip.
Rezarta nuk vjen në rolin e këngëtares në këtë version, por shfaqet si imazh, duke e shoqëruar rrjedhën e videoklipit dhe duke i shtuar projektit një kiminë dhe estetikë të veçantë në ekran.
Me këtë rikthim, DJ Gimbo synon të sjellë tek publiku një kombinim të dy botëve: nostalgjinë e një hiti që ka shënuar një epokë dhe energjisë së re që e bën këngën të përshtatshme për klubet dhe playlistat e sotme.
Me ritmin që pritet të dëgjohet kudo dhe me një dyshe simpatike në video, ky remix i “DJ” është padyshim një projekt që nuk duhet t’ju ikë. /Telegrafi/
– YouTube youtu.be
