Anjeza dhe Edita kanë pasur një debat gjatë ditës së sotme, duke krijuar një tjetër moment tensioni mes banoreve të shtëpisë.
Ndonëse ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi përplasjen mes tyre, dyshja janë dëgjuar duke shkëmbyer fjalë me njëra-tjetrën, ndërsa nga pamjet e publikuara vërehet se diskutimi ka qenë i tensionuar.
Në videon që po qarkullon, Edita dëgjohet teksa i drejtohet Anjezës me disa fjalë, duke lënë të kuptohet se nuk i ka pëlqyer mënyra se si është trajtuar gjatë një momenti në shtëpi.
“Vini edhe më bëni presion tu hanger bukë, mos mendoni që njerëzit nuk i shohin këto sende”, dëgjohet duke thënë Edita.
Reagimi i Anjezës ishte i menjëhershëm, teksa ajo e akuzoi Editën se po viktimizohej dhe nuk hezitoi t’i kundërpërgjigjej.
Madje, Anjeza vazhdoi me reagimet e saj, duke iu drejtuar sërish banorës me një shprehje që tërhoqi vëmendje gjatë debatit.
“Mos ma teshë zogun, bejbi, zogun mos ma teshë”, u dëgjua Anjeza duke i thënë Editës.
Por përplasja nuk përfundoi vetëm me këto fjalë. Pas diskutimit, Anjeza nisi të këndonte këngën e njohur të Tunës, “Fenix”, një veprim që u vu re edhe në videon e publikuar. /Telegrafi/

