KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndalohen një shtetas i Italisë dhe një i Kinës në aeroportin e Shkupit

Ndalohen një shtetas i Italisë dhe një i Kinës në aeroportin e Shkupit

Një shtetas i Kinës dhe një shtetas i Italisë janë arrestuar në Aeroportin e Shkupit.

Sipas njoftimit të Policisë, të njëjtit në pikën e kontrollit kishin dorëzuar dokumente të falsifikuara.

“Dje, në orën 01:50, në pikën kufitare “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, janë privuar nga liria M.H. (26) nga Italia dhe Ç.L. (27) nga Kina,. Gjatë kontrollit të kryer, zyrtarët policorë kanë konstatuar se të dy personat kishin paraqitur dokumente të falsifikuara gjatë hyrjes në shtet”.

“Personat e ndaluar janë mbajtur në Stacionin Policor Gazi Babë, ku do të ndërmerren masa dhe procedura të mëtejshme në përputhje me ligjin”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.