Teuta Rugova, vajza e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, është bërë nënë për herë të parë.
Lajmi u bë i ditur nga Blerta Rugova, e cila përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale uroi Ukë Rugovën për titullin e ri të dajës.
“Urime titulli dajë”, shkroi ajo krahas një videoje që zbulonte momentin e gëzueshëm për familjen Rugova.
Ky është një kapitull i ri në jetën e Teutës, e cila verën e kaluar kurorëzoi dashurinë me bashkëshortin e saj, Agron Gjeloshi, djalin e aktivistit të njohur Nik Gjeloshi.
Çifti u martua në një ceremoni familjare të mbajtur në “Rezidencën Rugova” në Prishtinë.
E më pas u organizua edhe një dasmë në një nga restorantet në kryeqytet me elemente tradicionale.
Ardhja në jetë e foshnjës sjell një gëzim të veçantë për familjen Rugova, e cila ka pranuar urime të shumta nga miq, familjarë dhe qytetarë. /Telegrafi/
Foto: Norik Uka
