Nëse dëshironi që çarçafët tuaj të qëndrojnë të butë dhe të freskët pas larjes dhe të zgjasin për vite me radhë, është e dobishme të ndiqni një metodë të thjeshtë pastrimi.
Ekspertët e pastrimit këshillojnë të shtoni pak uthull të bardhë gjatë pastrimit, pasi kjo mund t’i rikthejë çarçafët në gjendjen e tyre origjinale, duke i lënë të butë, të freskët dhe të pastër.
“Ndjesia e ashpër e çarçafëve zakonisht vjen si pasojë e grumbullimit të mbetjeve. Mbetjet e detergjentit, mineralet e ujit, vajrat e trupit dhe madje edhe zbutësi i rrobave mund të ngjiten në fibra, duke i bërë çarçafët të ngurtë dhe më pak të ajrosur”, shpjegoi ekspertja e lavanderisë Rechelle Balanzat.
Ajo shton se tharja e tepërt dhe temperaturat e larta bëjnë që çarçafët të jenë të ashpër, pasi nxehtësia dëmton fibrat, duke i bërë ato të ashpra në vend që të lëmuara, shkruan Real Simple.
Ekspertët e pastrimit këshillojnë përdorimin e gjysmës së sasisë së rekomanduar të detergjentit dhe shtimin e gjysmë filxhani uthull të bardhë në ciklin e shpëlarjes, pastaj tharjen në temperaturë mesatare deri të ulët.
Përsëriteni këtë proces çdo disa larje dhe do të keni çarçafë të butë dhe të freskët.
